Ja kështu mund të bëni për vete një femër

0

Ka një numër studimesh mbi disa këshilla dhe teknika interesante për të tërhequr secilën vajzë që ju pëlqen.  Studiues të marrëdhënieve mes njerëzve kanë dhënë disa këshilla kryesore që duhet të ndiqni për të bërë për vete një femër. Ndaj djem mos humbni kohë por lexoni dhe praktikoni:

Loading...

Ji interesant

Të dukesh mirë nuk të çon aq larg. Truri njerëzor është si gjarpër i uritur që duhet të ushqehet gjatë gjithë kohës. Pamja nuk mjafton, duhet t’i mbash gjërat interesante dhe intriguese dhe të vazhdosh të zhvillohesh si njeri. Bëje më të mirën tënde dhe angazhohu me aq sa mundesh. Mos u mundo vetëm të përshtatesh, interesoje aq sa duhet që të dojë të flasë me ty.

Sekreti qëndron në tridhjetë sekondat e para

Helen Fisher studioi disa çifte në dashuri dhe zbuloi se trupi njerëzor e kupton brenda tridhjetë sekondave kur takon dikë nëse tërhiqen nga ai person. Duket si një kohë shumë e shkurtër apo jo? Aq të jepet! Shamngni normat sociale dhe shko me shkencën. Koha po kalon dhe duhet të lësh një përshtypje të mire.

Edhe trupi di të flasë, mësoja gjuhën

Shkenca tregon se një gjuhë e hapur trupi bën çudira, shumë më shumë se tërheqja fizike, veshja e bukur, kërcim i mire apo komplimentet. Gjuha e trupit është një mjet shumë i fortë për të treguar gatishmëri dhe për të rritur tërheqjen në biseda. Nëse e mbani kraharorin dhe gjoksin të hapur është mënyrë më e mirë për të treguar gatishmëri. Mos i kryqëzoni duart dhe mos e mblidhni kraharorin.

Vishuni me ngjyre të kuqe

Për vite të tëra, njerëzit e kanë dëshmuar se ngjyra e kuqe punon për mrekulli kur duam ta joshim dikë. Ka një arsye për këtë. Ngjyra e kuqe është shenjë e fuqisë dhe autoritetit, duke ju bërë kështu të dukeni më tërheqës. Gjithashtu, një studim i pazakontë ka zbuluar se nëse një mashkull vesh një bluze me shkronjën T të printuar në pjesën e përparme të saj, gratë i gjenin 12% më atraktivë. Kjo sepse kjo shkronjë krijon iluzionin e shpatullave të gjera dhe një beli të hollë, duke ju bërë kështu më tërheqës fizikisht.

Djersini

Po, e lexuat mirë.

Një kimikat në djersë që quhet androstadienone mund të tërheqë femrat, kështu që herën tjetër mos u merakosni që keni djersirë. Kush e di, ndoshta vajza për të cilën fantazoni mund t’ju vërë re më në fund. Shkencë e thjeshtë!

Loading...

Lini nje pergjigje