Ja çfarë ka brenda bishtit të një gjarpri me zile

0

Të gjithë e dinë se një ndër shenjat dalluese të një gjarpri me zile është pikërisht zhurma që ai bën kur lëviz. Por e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ka brenda bishtit të tij, që tingëllon si një zile?

Loading...

Kanali në YouTube, “What’s Inside” (Çfarë ka brenda), e ka përgjigjen.

Videoja, që është parë më shumë se 21 milionë herë që prej publikimit, tregon prezantuesin Daniel Markham dhe djalin e tij Lincoln, që e hapin bishtin e zvarranikut për të parë se çfarë ka brenda.

Shikoni videon më lart për të parë se çfarë zbuluan (minuta 3:20, për të gjithë ata që janë të paduruar).

Gjarpërinjtë me zile janë të mëdhenj dhe helmi i tyre është fatal, për shkak se shkakton probleme të frymëmarrjes, paralizë të trupit, etj.

Ata gjenden kryesisht në Jugperëndim të Amerikës dhe në pjesën veriore të Meksikës. Arizona është bazë për 13 specie të ndryshme të gjarprit me zile.

Tipari dallues i tyre është pikërisht zilja që kanë në fund të bishtit.

Loading...

Lini nje pergjigje