Deputetja e LSI-së: Manja dhe Rama nga frika po kërkojnë t’i mbyllin gojën në çdo mënyrë opozitës

0
192

Deputeti i PS-së, Ulsi Manja, njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve, urdhëroi sot në mënyrë antiligjore mbylljen e mbledhjes  së këtij komisioni, gjatë kohës që ishte duke raportuar Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Menjëherë pas këtij veprimi të manjës, deputetët e opozitës kanë denoncuar këtë ngjarje si shkelje flagrante të ligjit dhe Kushtetutës.

Deputetja e LSI-së, Silva Caka, deklaroi se Manja dhe Rama nga frika po kërkojnë t’i mbyllin gojën në çdo mënyrë opozitës. Sipas saj mbyllja e mbledhjes erdhi në një kohë kur Marku duhet tu përgjigjej pyetjeve të opozitës.

Ndërsa pyetjet që kishte opozita dhe LSI për prokuroren Marku, Caka i ka bërë nga selia e Lëvizjes socialiste për integrim.

‘Duke shkelur me të dyja këmbët rregulloren e Kuvendit, Manja mbylli në mënyrë të paligjshme mbledhjen ku raportonte Marku. Deputetët kishin një mori me pyetje, por manja pasi pas se Marku po u u përgjigjej me nuk e di, në shkelje të çdo rregulloreje, vendosi të mbyllë mbledhjen, pa u ezauruar çështjet. Frikën e Ramës dhe pushtetit të tij po e shohim çdo ditë.

NGA LSI po i drejtojmë pyetjet Markut për abuzimin e ministrit Gjiknuri me fondet, për konçensionet, pse prokuroria mbylli çështjen që LSI e ngriti si Padi ndaj Ramës për thirrjen që u drejtoi policëve që të hiqnin kapelet dhe të kërkonin votën për PS-në? Një tjetër pyetje ka të bëjë me kuksianët,, A bie dakord prokurorja për proceduarat e arrestimit të kuksianeve?

Ne do të kërkojmë që të thërrasim edhe njëherë Arta Markun në Komision për t’iu përgjigjur pyetjeve’, tha Caka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here