Çështja e detit/ Çfarë po ndodh? Bushati takohet me Kotzias

0

Një ditë pas takimit mes dy kryeministrave, atij të Shqipërisë Edi rama dhe atij grek, Aleksis Tsipras, të cilët diskutuan për marrëveshjen detare, ka ardhur dhe takimi i dy ministrave të jashtëm.

Ditën e sotme Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ëhstë takuar me homologun grek Nikos Kotzias, gjatë samitit të NATO-s në Bruksel. Të dy ministrat biseduan për ecurinë e dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë deri tani, si dhe vijimin e diskutimeve për arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve.

Biseda mes Bushatit dhe Kotzias vijoi në vazhdën e këtij takimi ku u fol rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh dhe vlerësimi i arritjeve të deritanishme.

Lini nje pergjigje