VIDEO/ Avokati Goxhaj: E paralajmërova që në 2009-ën krijimin e oligarkisë bashkiako-ndërtimore

0

Nga Avokati Altin Goxhaj 

Loading...

9 vjet më parë kur protestoja dhe paralajmëroja bashkë me Zirkon Disha se nëse Edi Rama do të fitonte Zgjedhjet në 2009 “krijimi i një oligarkise bashkiako-ndërtimore” “kjo skemë do të shpërndahet në gjithë Shqipërinë”!!! Ja çfarë kam thënë në protestë ditën e kallzimit penal që i bëra Edit për konflikt interesi me lejet e ndërtikmit:

23 Maj 2009, Gazeta Standard: “Ndërtimet , ZMK: 70% e lejeve për dy kompani të Ramës”

Për këtë Altin Goxhaj deklaroi se “Lëvizja Qytetare kundër Betonizimit” po dekonstrukton pak nga pak të gjithë skemën e korrupsionit mafioz të Bashkisë Tiranë, duke treguar deri në detaj mekanizmat se si po monopolizohet i gjithë tregu i ndërtimit në Tiranë dhe rreziku që pas 28 qershorit kjo skemë do të shpërndahet në gjithë Shqipërinë. Sipas tij, krijimi i një oligarkie bashkiako-ndërtimore kërkon të shkatërrojë përfundimisht përtej të majtës dhe të djathtës, përtej barazisë dhe konkurrencës së lirë çdo gjurme të tregut të lirë, çdo gjurme të hapësirave publike, çdo gjurmë të gjelbërimit.

Ndërtimet , ZMK: 70% e lejeve për dy kompani të Ramës
23/05/2009 Gazeta Standard Sociale

Goxhaj:
Monopolizim i gjithë tregut të ndërtimit në Tiranë. Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, gjatë vitit 2009 u ka dhënë rreth 70 për qind të lejeve të ndërtimit dy miqve të të tij ngushtë. Ndërkohë, kur rreth 500 subjekte kanë arritur të marrin leje vetëm 30 për qind prej tyre. Drejtori ekzekutiv i Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorëve, Altin Goxhaj, duke bërë të pranishme faktet e mësipërme, ka organizuar ditën e djeshme një protestë para bashkisë.

Protestë
Në një protestë paqësore, Goxhaj ka denoncuar para bashksië aktet korruptive me lejet e ndërtimit. Në dy posterat e vendosur, kreu i ZMK-së paraqiti se si janë përfituar lejet e ndërtimit përgjatë këtij viti. “Loja e konkurrencës së lirë të tregut të ndërtimit me arbitër Edi Ramën për vitin 2009 jep këto rezultate: 500 subjekte kanë akses në 30% të lejeve të ndërtimit, ndërsa vetëm 2 subjekte fitojnë 70%, ku vetëm gjatë vitit 2009, nga 500 subjekte projektuese që ka Shqipëria (subjekte juridike dhe fizike) janë vetëm 2 ato që kanë marrë 70% të lejeve të ndërtimit nga Bashkia Tiranë, të dy personat janë miq të ngushtë të Ramës”, – deklaroi Altin Goxhaj, drejtor ekzekutiv i ZMK-së.

Sipas tij, kjo lojë me subjektet projektuese është një stil i ri me klas për të maksimalizuar fitimin e përqindjeve. Ai vijon më tej duke thënë: “Nëse kërkon të marrësh leje ndërtimi, zgjidh subjektin e duhur projektues dhe je në rregull! Dhe kush janë këto 2 subjekte projektuese? 2 miqtë më të ngushtë të Edi Ramës. Këta dy persona kanë fituar përgjatë vitit 2009 70% të lejeve të ndërtimit nga Edi Rama! Ndërsa 500 subjektet e tjera projektuese të Shqipërisë vetëm 30%”.

Loading...

Lini nje pergjigje