Reali pranon ofertën 100 milionë euro të Juventusit për Ronaldon (VIDEO)

0

Real Madrid do të pranojë sot pasdite ofertën e Juventusit për transferimin e Cristiano Ronaldos për 100 milionë euro. Programi “Jugones” në edicionin e mesditës ka raportuar se “merengues” kanë pranuar kërkesën e lojtarit portugez. Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi, është një çështje e orëve.

Loading...

Marrëveshja mes Cristiano Ronaldos dhe Juventusit do të jetë 4-vjeçare, nga e cila Ronaldo do të përfitojë 30 milionë euro neto në vit. Presidenti i Juventusit ka udhëtuar në Greqi për t’i uruar mirëseardhjen në klubin bardhezi dhe për të bërë planet për një prezantim të veçantë.

Cristiano në këtë mënyrë do të mbyllë aventurën prej 9 vitesh te Reali, ku ka shënaur 450 gola në 438 ndeshje. Në këtë kohë ai është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit dhe ka fituar shumë trofe, ku mes tyre ka dhe 5 “Topa të Artë”. /Koha Jonë/

Loading...

Lini nje pergjigje