Detaje të reja nga zhdukja e 34 vjeçarit në Laç

0

Pas publikimit të lajmit për zhdukjen e një 34 vjeçari në Laç dalin detaje te reja. Behte e ditur se Keisi Elion Hysa kishte marrë një dyqan me qira në Nikël dhe në datën 5 korrik kishte lënë një takim me telefon me një person nga kjo zonë që kishtë një mobileri.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije 34-vjeçari Hyska rezulton edhe dy emra të tjerë, Elvis dhe Eli. Por pas ditës së takimit ai u zhduk pa gjurmë dhe familja nuk ka më asnjë informacion për të.

Pas denoncimit nga i ati për zhdukjen, Policia e Kurbinit ka nisur hetimet dhe ka kontaktuar me personin me të cilin Keisi Elion Hysa kishte lënë takim. Personi në fjalë ka pohuar se kishte lënë takim por  se 34-vjeçari nuk kishte ardhur dhe nuk ishin takuar.

Hysa sipas policisë, rezulton person i shpallur në kërkim pasi gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me akuzën për vrasje dhe armëmbajtje pa leje për një ngjarje të ndodhur në Sarandë tre vite më parë.

Lini nje pergjigje