Revoltohet Neritan Liçaj: Do mbrojmë teatrin, nëse duan le të na vrasin

0

Artistët vijojnë protestën e tyre për të mos lejuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.  Pas miratimit që Kuvendi i bëri të enjten ligjit për nisjen e procedurave për realizimin e projektit të ri, artistët kanë ashpëruar gjuhën.

Loading...

Aktori Neritan Liçaj ka bërë një deklaratë të fortë. Liçaj tha se dhe aktorët dy duar për një kokë i kanë nëse politikanët dhe qeveria kanë vendosur që t’i vrasin.

“Çfarë duhet që të presin më qytetarët kur është delegjitimuar institucioni më i rëndësishëm i vendit që është Parlamenti. Nëse ata kanë vendosur të na vrasin, edhe për ne “dy duar për një kokë janë”.

Koha ka treguar se sa herë qytetari ka dalë përpara pushtetit kemi parë që kanë fituar qytetaria. Kemi interes për një të ardhme më të mirë, kemi një interes që të mos jetojmë në këtë vend të korruptuar nga fillimi deri në fund. Ne mund të ndryshojmë çdo gjë në këtë vend, nëse dalim dhe tregojmë se kush jemi” – tha Liçaj

Loading...

Lini nje pergjigje