Budiana demaskon Ruçin: I besova, por hëngri fjalët

1

Vazhdon protesta e e aktivistëtve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Edhe pse u votua projekligji me 75 vota pro, për prishjen dhe ndërtimin e kullave në këtë godinë, aktivistët janë të vendosur, se nuk do ta lejojnë prishjen e tij.

Një prej aktivistëve më aktiv në këtë çështje është edhe regjizori Robert Budina.

Ditën e stome Budina akuzoi kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili sipas tij nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë.

“Para se të hidhej ky projektilgj, ne u takuam me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin, i cili na inkurajoi, për iniciativën tonë dhe tha se do të bënte ç’mos që të bindi qeverinë që të tërhiqej nga ky projetkligj. Jo vetëm që nuk u bë, por sot ai as nuk e ktheu procedurën, me këtë mashtrim që u bë më votën, por e kaloi si një gjë teknike. Dhe unë këtu dyshoi në sinqeritetin e tij dhe më vjen shumë keq, sepse aty për aty e besova”, tha regjizori.

Më pas Budina lexoi letrën që Alenca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar presidentit Meta ditën e sotme, për të mos dekretuar ligjin.

1 Koment

  1. Ju heronj qe po sakrifikoni perballe nje bishe qe s,po len vend pa germuar ne biografine tuaj na benii me krahe edhe neve ,na jepni shprese qe edhe pse nuk mund te vime nga rrethet t,ju bashkohemi juve pasdite jemi me ju ne peticion , ne Fox news dhe ne perballjet tuaja protestuese paradite.
    Si mund t,i besosh nje komunisti ujk te vjeter qe ka mbijetu me nanon e deri me sot megjithese ka vra ne kufi ? Po si i beson ujkut?

Lini nje pergjigje