Në sirtar, negociatat me Shqipërinë/ Reagon Shehu: “Nje politike aspak serioze nuk mund të ketë sukses”

0

Bisedimet me Greqine megjithe “terrin informativ”, duket se kane rene ne nje “pike te vdekur”, gje qe ishte e paralajmeruar nga ne”. Kështu thotë deputeti i PD Tritan Shehu, në një postim në rrjetet sociale, reagim pas lajmit të një dite më parë ku thuhej se qeveria greke ka vendosur ta shtyjë për më vonë finalizimin e marrëveshjes paketë me Shqipërinë.

Loading...

“Në sirtar, negociatat me Shqipërinë”, me këtë titull e përditshmja greke “Kathimerini” shkruan se për shkak të debatit të brendshëm politik, pas marrëveshjes me Shkupin për emrin e ri të Maqedonisë, pritet që Rama dhe Tsipras të shtyjnë nënshkrimin e marrëveshjeve.

“Diplomacia jone eshte ne vorbullin e nje deshtimi te ri; cdo afat kohor e objektiv i trumbetuar nga Ministria e Jashteme tashme eshte tejkaluar pa rezultat”, vijon deputeti Shehu.

POSTIMI I PLOTE I TRITAN SHEHUT

Bisedimet me Greqine megjithe “terrin informativ”, duket se kane rene ne nje “pike te vdekur”, gje qe ishte e paralajmeruar nga ne.

Diplomacia jone eshte ne vorbullin e nje deshtimi te ri; cdo afat kohor e objektiv i trumbetuar nga Ministria e Jashteme tashme eshte tejkaluar pa rezultat.

Kjo ndodh se cdo gje, prej pese vitesh, po zhvillohet se prapthi, pa profesionalizem e pergjegjesi nga Rilindja per keto maredhenie.

Maredheniet shume te rendesishme me Greqine, mbasi u shkaterruan qellimisht nuk mund te arrijne ne nivelet pozitive e dinjitoze te viteve me pare me veprime aventureske, me qendrime e kerkesa te pa qarta e oshiluese, me kalime paradoksale nga perpjekjet bllokuese, tek servilizmat e leshimet “vomituese”.

Greqia eshte nje demokraci shume e vjeter, me nje diplomaci te konsoliduar, nje partner i yne strategjik me te cilen nuk mund te luhet me keto improvizime infantile, kercenime e me tej leshime ekstreme, pa stabilitet e besueshmeri.

Nje politike e tille aspak serioze nuk mund te kete sukses e eshte e destinuar te deshtoje.
Ndersa ne lidhje me Mareveshjen e Kufirit Detar sic po e tregojne edhe zhvillimet, ne kete katraure te krijuar nga Rilindja ngel vetem nje zgjidhje dinjitoze e racionale per ne, ajo e drejtimit te Gjykata e te Drejtes ne Hage, me mirekuptim reciprok.

Keshtu ndodh kur te “hyn vetja ne qejf e kerkon te besh cubin” nje here e me pas detyrohesh te kthehesh tek roli i “sherbetorit” te bindur, por ama dhe ky me dy “zoterinje”, gje qe e komplikon edhe me shume situaten, duke krijuar nje tablo tragjiko-komike.

Fatmiresisht eshte e do te jete ne fuqi se paku edhe per 5 vite Traktati i Miqesise me Greqine i realizuar ne vitin 1996, se po te ishte per rilindasit…..!

Loading...

Lini nje pergjigje