Kapet një gomone me 1 ton kanabis. Ja kush janë skafistët…

0

Policia italiane në Salento ka ndaluar një gomone me 1 ton kanabis shqiptar ndërsa në pranga janë vendosur tre skafistë, dy vlonjate dhe një italian.

Loading...

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, këtë herë është tentuar që kanabisi të futet në Itali në mes të ditës, duke dashur që gomonia të përzihej me mjetet e tjera lundruese.

Por edhe këtë herë, policia italiane ja ka dalë të identifikojë mjetin lundrues me motorë të fuqishëm e që ishte nisur nga Shqipëria.

Ne pranga janë vënë tre skafistët, M. A., 34 vjeç, A. E., 30 vjeç nga Vlora dhe G. M., 65 vjeç nga La Spezia.

 

Loading...

Lini nje pergjigje