Gjobë për qeset plastike, ja çfarë do të përdoret tani…

0
160

Shoqata e Konvertuesve të Plastikës të Shqipërisë APKA ka dhënë informacion lidhur me ndryshimet e fundit të bëra në ligjin për ambalazhet plastike, i cili parashikon ndalimin e përdorimit të qeseve plastike dhe lejimin vetëm të qeseve me karakteristika të caktuara teknike, në funksion të ruajtjes së mjedisit.

Shoqata thotë se i mbështet përpjekjet e qeverisë për zbatimin e këtyre ndryshimeve në funksion të ruajtjes së mjedisit dhe nxitjes së ripërdorimit dhe riciklimit në vend.

Nisur nga këto ndryshime, informon Shoqata, në Republikën e Shqipërisë do të lejohen të Importohen – Prodhohen – Tregtohen – Përdoren vetem qese plastike mbajtëse me këto karakteristika teknike :

 Trashësia për anë e qeseve plastike mbajtese nuk duhet të jetë më e vogël se 35 micron

 Duhet të ketë në permbajtje aditiv biodegradues që të mundësojë vetëdegradimin e qeses në natyrë në jo me pak se 36 muaj

 Duhet të ketë të stampuar në një pozicion të dukshëm sistemin e shenjimit për të realizuar gjurmueshmerinë e  produktit dhe konkretisht :

 Prodhuesin (Importuesin)

 Shenjën e riciklimit

 Shenjën e ripërdorimit

 Llojin e lëndës së parë të përdorur

 Aditivin Biodegradues që përmban

 Datën e prodhimit (date,muaj,vit)

 Shenjën identifikuese që tregon se qesja është e riciklueshme dhe duhet depozituar e mbledhur e ndare nga mbetjet organike

 Shenjën për përdorim ne kontakt drejtpërdejt me produkte ushqimore nëse ajo është prodhuar per këtë qellim

 Për këto ndryshime bëjnë përjashtim qeset plastike të përdorura për qëllime higjeno-sanitare (si qese e thasë për mbajtjen dhe transportimin e mbeturinave) Monitor

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here