Deklarata e papritur e trajnerit të Suedisë pas eliminimit: Anglia do t’i shkojë deri në fund turneut

0
186

Pasi u eliminua nga Kupa e Botës, trajneri i Suedisë, Janne Andersson ka thënë se Anglia është skuadra e duhur për të fituar në Rusi 2018, 55-vjeçari i përshkroi “Tre Luanët” si një nga kombëtaret që mund të triumfojë turneun e këtij viti.

“Kishim përballë një rival shumë të fortë dhe nuk ishte e lehtë të krijonim raste shënimi ndaj një ekipi që praktikisht luan me 5 mbrojtës. Përgëzoj Anglinë për fitoren dhe besoj se janë mjaftueshëm të fortë për të triumfuar në këtë Botëror.

Janë të fortë, të mirë-organizuar dhe mendoj se janë në gjendje të shkojnë deri në fund të turneut. Më vjen keq që tërhiqemi tani, por ky është futbolli, nuk mund të bënim më shumë. Portieri i Anglisë bëri mrekullinë, shpëtoi 3 gola të sigurt dhe mund të festonim në rast se do t’i konkretizonim ato mundësi shënimi”, ka thënë trajneri Andersson.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here