Sherri mes Ramës dhe Majkos për Teatrin, reagon regjisori Kastriot Çipi, ja çfarë tha…

0
872

Seanca e djeshme plenare është shoqëruar me debate të forta midis opozitës dhe maxhorancës për shkak të votimit të projektligjit për Teatrin Kombëtar, i cili i hap rrugën prishjes së godinës ekzistuese.

Projektligji u miratua me 75 vota.  Por ajo që është vënë re, ka qënë mungesa e ministrit të PS-së, Pandeli Majko.

Mes Majkos dhe Ramës ka pasur një debat të fortë në lidhje me votimin.

Mendohet se Rama i beri presion Majkos duke i thënë: ‘Mua mos më bëj numra. Nëse do të votosh kundër më mirë ik në shpi’.

Dhe Pandeli Majko këtë gjë ka bërë. Është ngritur dhe u largua nga salla e parlamentit duke ia lënë turpin 75 deputetëve të tjerë socialiste me në krye vetë Edi Ramën.

Ky veprim është përshëndetur dhe nga regjisori Kastriot Çipi, i cili ka falënderuar ministrin socialist.

‘Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë!

Të presim në sheshin e Teatrit, në sheshin Demokracia!’

Më herët, me anë të një letre të hapur, Çipi i ka kërkuar Majkos që të tërhiqet duke i kujtuar se janë e njëjta gjeneratë dhe se  ishin me të në të njëjtën sallë, kundër partisë-shtet.

Çipi i kujtonte Majkos, se në ato kohë, 28 vjet më parë, ëndrrat për të cilat luftuan të gjithë së bashku dhe dy rastet kur ai mbrojti godinën e Teatrit Kombëtar

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here