Ra! Ndërtesa e teatrit ra, Imazhi i vendit ra. Jemi si në 1997!

0

Akademiku i njohur Artan Fuga, ka reaguar pas votimit të pr ligjit në Kuvend që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit aty të një të riu.

“Gjithçka ka rënë si në një qytet ku tërmeti ka kthyer në rrënoja gjithçka! Mbetet vetëm një shans: Vullneti për t’u ringritur, për ta rifilluar nga e para! Brezat e rinj duhet ta nisin ndryshe ndërtimin e vlerave të demokracisë dhe shtetit shqiptar !”, shkruan ndër të tjera Fuga.

Postimi i plotë i Artan Fugës: 

Ra!

Ndërtesa e teatrit ra !
Qendra historike si kujtesë kolektive e qytetit të Tiranës ra!
Statusi i aktorëve dhe i gjeneratës aktoriale madhire që kishte zënë rënjë në mendjet e shqiptarëve ra!
Kuvendi ra!
Prona publike ra!
Komunikimi midis artistëve, ministrisë të kulturës dhe pushtetit ra!
Politika si veprimtari e qytetarëve ra!
Trashëgimia kulturore e vendit ra!
Endërra europiane ra!

Tërmeti ra!

Ekonomia ra!
Gjykata e larte dhe gjykata kushtetuese ra!
Sistemi i zgjedhjeve ra!
Imazhi i vendit ra!
Libri ra!

Gjithçka ka rënë si në një qytet ku tërmeti ka kthyer në rrënoja gjithçka!

Mbetet vetëm një shans: Vullneti për t’u ringritur, për ta rifilluar nga e para! Brezat e rinj duhet ta nisin ndryshe ndërtimin e vlerave të demokracisë dhe shtetit shqiptar !

Nevoja për mendim intelektual dhe veprim qytetar të mënçur, të pastër, është më e fortë se kurrë!

Jemi si në 1997 kur shteti ra!
Jemi si në 1966 kur besimi ra!
Jemi si në 1956 kur idealet e majta ranë!
Jemi si në 1946 kur republika ra!
Jemi si në 1943 kur uniteti i kombit ra!
Si në 1935!
Si në 1924!
Si në 1917!
Si në 1914!

Mbetet vetëm një shans: Vullneti për t’u ringritur, për ta rifilluar nga e para!

Lini nje pergjigje