Denoncimi nga Vasili: : Anullimi i menjëhershëm i votimit. Prokuroria të fillojë hetimet. Vangjel Tavo nuk ishte i pranishëm në seancë

0

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar sot me prova manipulimin e votimit të mbrëmjes së djeshme të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, ligj i Edi Ramës për të ndërtuar kulla.

Vasali ka denoncuar me prova faktin se është manipuluar votimi, pasi deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo nuk ka qenë i pranishëm fare në seancën e djeshme.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili në Facebook:

Manipulohet votimit te ligjit për teatrin, përgjegjësi penale nga kryetari tek me i fundit.

Dje maxhoranca manipuloi votimin e ligjit per teatrin.

Deputeti Vangjel Tavo që mungonte në seance rezulton votues.

Ky është një manipulim banditesk dhe vjedhje votash edhe brenda sallës së kuvendit nga po ata që vodhën votat në 25 qershor.

Ky votim është nul dhe Kryetari i Kuvendit Ruçi duhet te deklaroje që sot anulimin e votimit dhe përsëritjen urgjente te votimit, përndryshe ai si institucion ka rënë juridikisht, politikisht dhe moralisht.

Prokurorja e Përgjithshme të fillojë hetimin për këtë vepër penale shumë të rëndë të manipulimit të votimit parlamentar.

Tanimë hajdutet e votave janë ulur këmbëkryq në parlament dhe në krye të qeverisë.

Nëse prokuroria mbyll sytë edhe përpara kësaj atëherë çdo qëndrim ndaj saj është plotësisht legjitim.

Lini nje pergjigje