Basha: “Akt barbar ndaj kulturës, ky taleban të largohet nga drejtimi i vendit”

1
177

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka komentuar për votimin e djeshëm në Kuvend të projektligjit që nënkupton shembjen e Teatrit Kombëtar.

Basha tha se Rama me votimin e këtij ligji, sapo dokumentoi vjedhjen e hapur.

Kreu i PD-së i bëri thirrje presidentit Meta që të mos e dekretonte ligjin , dhe po ashtu ju kërkoi ambasadorëve të vendeve partnere që të shprehen kundër këtij projekti, që sipas tij bëhet për të pastruar paratë e pista.

Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës:

Akti i djeshëm është një ligj që ligjorën vjedhjen.

Akti i djeshëm është vjedhja e tokës publike për të ndërtuar 6 kulla. Akti i djeshëm është bërë vetëm për të pastruar paratë e drogës.

OSBE para disa vitesh tha se Edi Rama kishte vjedhur 200 milionë euro. Imagjinoni se çfarë ka fituar këto vite.

Ligji që ka miratuar dje Kuvendi është anti-kushtetues dhe shkatërrim i shtetit ligjor.

Dje Kuvendi ka votuar për të miratuar vjedhjen dhe shkatërrimin. Deri dje krimi e korrupsioni ishin të jashtëligjshëm, por mbrëmë 75 hajdutë votuan për ta ligjëruar.

Projekti i Edi Ramës është një akt barbar ndaj kulturës, një akt që edhe komunistët nuk e bënë dot.

Ne i bëjmë thirrje presidentit që të mos e dekretojë ligjin e vjedhjes, ju bëjmë thirrje qytetarëve të qëndrojmë së bashku.

Ju bëj thirrje ambasadorëve të vendeve partnere, ja ku e keni një veprim të pastër të pastrimit të parave, ja ku e keni një tufë me peshq të mëdhenj, nëse nuk flisni sot nuk ka për t’iu besuar askush nëse flisni nesër. Ne do të përballemi në rrugë dhe në sheshe, derisa ky taleban të largohet nga drejtimi i vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here