Arrestohet i shumkërkuari, kapet pas 1 viti me…

0
270

Policia gjermane ka arrestuar shtetasin shqiptar Alket Bafti, 26 vjeç, i njohur edhe me mbiemrin Senaj, i cili ishte në kërkim prej më tepër se një viti nga autoritetet italiane. Bafti akuzohet për plagosjen e një 18-vjeçari maroken pranë një bari në në Alseno, (Piacenza), në mbrëmjen e Pashkëve më 2017.

Që atëherë i humbi gjurmët, deri sa u gjet në Lingen, qytet i vogël gjerman në Saksoninë e Poshtme. Në Gjermani ai ishte nën hetim nga policia vendase për një seri vjedhjesh (për të cilën ka marrë një dënim prej dy vjetësh e pesë muajsh burg), hetim që është ndërthurur me ato të karabinierëve të Piacenzas dhe policisë shqiptare.

Gjurmët e gishtërinjve zbuluan që i riu, me disa emra fals, ishte i njëjti person i kërkuar në Itali. Mbrëmjen e 16 prillit 2017, Bafti shtiu me pistoletë, duke plagosur në këmbë të riun maroken, me sa duket pas një sherri.

Menjëherë më pas i humbi gjurmët, duke u larguar me një makinë VW Golf, bashkë me të dashurën. Pas disa ditës, vajza u paraqit në kuesturën e Alassio, ku deklaroi se e kishte lënë Baftin.

Nga Alseno, i riu shqiptar u zhvendos në Piacenza e pastaj në Carpaneto. Në javët që vijuan, karabinierët arritën të gjurmonin veturën e tij në parkimin e një pallati në Piacenza. Hetimet sollën arrestimin e dy shqiptarëve të tjerë, babë e bir, të akuzuar për dhënie ndihme Baftit për arratisje, ndërkohë që u gjet edhe pistoleta e krimit, e cila rezultonte e vjedhur.

Nga Piacenza mendohet të ketë kaluar në Shqipëri e prej andej në Gjermani, ku edhe është kapur.

Koloneli i karabinierëve të Piacenzas ka shpjeguar se autoritetet gjermane janë treguar të gatshëm ta ekstradojnë në Itali, ku e pret procesi gjyqësor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here