NGA MONIKA KRYEMADHI / Nëse turpit do t’i vinim sot mbiemër , ai do të ishte “i gjatë”

1
252

Nga Monika Kryemadhi 

Nëse turpit do t’i vinim sot mbiemër ai do të ishte “i gjatë”, aq sa emrat dhe mbiemrat e deputetëve socialistë që votuan sot projektligjin për prishjen e teatrit.

Ky parlament mban mbi shpine dhjetëra mëkate, por ky i sotmi është vula që i vë zullumeve dhe perversiteteve të Edi Ramës, që si satrap komandoi ushtarët e tij të votojnë shkatërrimin e atyre pak vlerave që i kanë mbetur Tiranës.

Kryeqyteti nuk ka humbur sot teatrin, ka humbur forcën, shpresën dhe kurajon për t’u përballur me një diktator që vendos të minojë çdo vlerë të kulturës, demokracisë dhe qytetarisë.

Shqipëria ka humbur sot një pjesë të rëndësishme të historisë së saj dhe ideatorit e zbatuesit të kësaj masakre nuk i hyn asgjë në këmbë sepse në këtë vend ka vdekur dhe drejtësia, ajo që duhet të ndalonte sot dorën kriminale që synon shkatërrimin e teatrit.

Tentakulat e banditizmit të qeverisë sot u shtrinë te teatri!

Sepse në këtë vend nuk ka më institucione drejtësie, ka vetëm lakej të Edi Ramës.

Por fundi i diktatorëve është i shkruar qartas dhe atë nuk e lexon vetëm kryeministri ynë dhe qeveria e tij.

Drejtësia do të rëndojë një ditë mbi ta dhe të gjithë autorët dhe zbatuesit e masakrës do të përgjigjen për këtë akt, nga më të shëmtuarit që ka votuar ky parlament!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Debate shterbe me terma dramatike te panevojshme per prishjen e nje germadhe dhe ndertimit nje teatri te ri modern!!!!
    Per se harxhojne energji per teatri dhe nuk nxjerrin ligje te ashpra kunder korrupsionin qe po i merr frymen Shqipetareve!!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here