Tërmeti që tronditi Tiranën, spikeri braktis me vrap studion

0
230

Një tërmet i shkallës rreth 6 ballë tronditi këtë të mërkurë Shqipërinë.

Epiqendra e tij ishte në Gjirin e Lalëzit, rreth 18 km larg Durrësit dhe 30 km në veriperëndim të Tiranës, por lëkundjet e fuqishme u ndjenë në të gjithë vendin.

Në panik, banorët lanë shtëpitë e tyre, dolën në ambientet e hapura. Këto janë momentet e fiksuara nga kamerat e Ora News në studiot e lajmeve dhe në Newsroom.

Nga ora 11.01 minutë ku ndodhi lëkundja e parë deri në orën 11.40, matjet në sektorin e sizmologjisë tregojnë se ka patur 40 lëkundje të tjera, por me intensitetet jo të lartë.

“Tërmeti i regjistruar sot nga qendra jonë e monitorimit që nga ora 11:01, është lokalizuar në zonën e Gjirit të Lalzit me magnitudë 5.1 që po ta konvertosh në ballë i bie 6 ballë.”

Por edhe pas kësaj deklarate, Lëkundjet vazhduan, tërmeti i radhës me magnitudë 4.8, u regjistrua në 13:24 minuta, i shoqëruar me të tjera lëkundje më të vogla. Sipas shërbimit sizmiologjik tërmeti ka një thellësi prej 10 km dhe është regjistruar rreth 30 km larg Tiranës.

Rexhep Koçi nga departamenti i sizmologjisë thotë se nuk mund të bëhen parashikime, por aktiviteti sizmik vijon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here