Standard.al

Pas eliminimit të Zvicrës, Xhaka në krahët…

0

Futbollisti Granit Xhaka po vazhdon të jetë emri më i komentuar në media, për shkak të paraqitjes së jashtëzakonshme në ndeshjen Serbi-Zvicër.

Për përfaqësuesen e Zvicrës ai ka shënuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1.

Në pothuajse të gjitha paraqitjet e tij, ai ka pasur mbështetjen e shqiptarëve dhe sidomos gruas së tij Leonitës, në krahët e të cilës ka gjetur ngushëllim pas eliminimit të Zvicrës nga Botërori 2018.

”Kampioni im” shkruan pranë fotos, që sapo e ka publikuar në Instagram, në të cilën shihet me burrin e saj Granitin.

Ndërsa në disa fotografi të tjera të publikuara në Instagram, ajo ka shkruar fjalë zemre për bashkëshortin e saj. “Gjithmonë do të qëndroj përmas teje pa marrë parasysh çfarë rezultati ke në lojë. Ti je gjithmonë fitues për mua, Kampion”.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.