Ja çfarë paralajmëron Basha për nesër…?

0
315

Lulzim Basha i është bashkuar mbrëmjen e sotme artistëve dhe qytetarëve që protestojnë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave në këtë vend.

Duke folur para të pranishmëve, Basha është shprehur se opozita do të bëjë gjithçka për ta bllokuar ligjin e jashtëzakonshëm që ka sjellë qeveria e Edi Ramës për të shembur Teatrin.

Pjesë nga fjalimi i Lulzim Bashës:

Projekti i grabitjes së Teatrit Kombëtar është projekt i narko-mafias. Ka 20 vite që kërkon të marrë këtë truall dhe nuk ja ka dalë edhe për shkak të qëndresës së disa socialistëve që sot i shoh kokulur, si Pandeli Majko.

Sot ai i ka të gjitha pushtetet dhe është kreu i mafiozëve. I duhet ky truall për të pastruar paratë e drogës.

Ligji i propozuar është ligji i narkoshtetit, është ligji, fusha-droga-rama.

Ne do të bëjmë gjithçka që të ndalojmë miratimin e ligjit. Por ju e dini, që ata i kanë votat. Ne do të bëjmë presion që Presidenti të mos e miratojë.

Nëse ata e sjellin sërish këtë ligj sërish në parlament, ne do të ju ftojmë në një tjetër betejë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here