Basha në protestë: Vij si qytetar. Popullit kokulur u mbyll dera

0
176

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është bashkuar protestës kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Duke folur pas artistëve, Basha është shprehur se në këtë protestë ishte si qytetar.

Basha ka shpjeguar edhe fjalën politikë dhe idiotë.

Më poshtë keni pjesë nga fjalimi i Lulzim Bashës:

Ju të gjithë i jepni shpresë popullit shqiptar, një populli kokulur pasi sërish na u mbyll dera e Europës.

Unë vij e ju flas këtu si qytetar.

Shkatërrimi i kësaj pjese esenciale të qytetit, është një vepër më shumë në shkatërrimin e identitetit, historisë e kulturës dhe nesër ne të mos jemi në gjendje të ju themi fëmijëve tanë se kush është ky qytet.

Kjo nuk është thjeshtë një betejë qytetare, për kulturë e teatrin.

Politikë, do të thotë të kujdesesh për fatin e qytetit, ndërsa idiotë në greqishten e lartë tregonte njerëzit që nuk kujdeseshin për qytetin.

E këtu nuk kemi asnjë idiot. Kudo ku ka dy qytetarë bëhet politikë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here