Suksesi i hapjes së negociatave, njëlloj si të mburret prostituta për virgjërinë e saj

0
457

Dr. Ndriçim Mehmeti 

Jo shumë thellë as në ndonjë rajon të humbur të botës, por bash në qendër të botës, të quajtur Albaniastan, kyrekurva kishte nxjerrë një lajmërim: “Njerëz të mirë, ju që ju ka shërbyer me trupin tim, me gjithçka që kam pasur, dhe ju që s’më njihni, vendas e të huaj, me ngjyrë e pa ngjyrë, me fe e të pafe, ju ftoj në trajnimin e radhës, në Hotelin madhështor “Ramadan Fake Profil”, me titull: “Virgjëria dhe sinqeriteti, tipare të karakterit të budallait”. Në fund të lajmit Rabija (organizatorja e eventit), nuk kishte harruar të vendoste edhe një shënim të rëndësishëm: “Eventi mbështetet nga Kajmekani i qytetit Vilajet Qyfyrçiu dhe nën kujdesin e posaçëm të Komandantit legjendar.” Kaq i duhej gjindjes që të vërshonte e gjitha përpara lajmërimit dhe tellallët të hapnin me radhë lajmin, çukë më çukë, cfakë më cfakë, shtëpi pas shtëpie e deri në krojet më të largëta, për këtë ngjarje të madhe.  Ne në fakt prisnim edhe një lajm më të madhe, që e dinim se nuk do vinte, ose do të bënte sikur të vinte, ose dro o s’o, lajmi se do të hapen portet e Avrupit, për anijet e Perandorisë Sonë. Mirëpo lajmi i kreyekurvës e zbehu, pak haberin e “madh”.

S’i t’ia bënte Komandanti tani?

Pasi e peshoi gjerë gjatë, Komandanti duhet t’i jepte drejtim muhabetit: Ose të mbështeste pa rezerva veprimtarinë “dobidhënëse” të kryekurvës, sesa të merrej me lajmin se anijeve të tij, do t’i hapej rruga në çdo port të Avrupit. “Në fund të fundit”-mendoi Komandanti, njerëzit vdesin për kara-dyzenë. Nuk është se ju hyn në punë, kjo arritje e madhe e imja. Ata mezi mbledhin dy aspra për pak kallamboq, shëllirë e qepë që i kanë nga oborri i tyre, e jo të rrinë e të mejtojnë për punë kaq të mëdha”. Thirri të zakonshmin Emin Aga për t’u këshilluar. Emin Aga erdhi. Ai u përshëndet me Komandantin dhe pa ngritur kokën, theu heshtjen: Lepe imzot, komandant dhe Sadrazem i Madh”. “Kam marrë vesh Emin Pasha se punët po na venë mbroth. Më në fund të pafetë dhe qafirët e Avrupit pranuan të na hapën portet e tyre, për mallrat tona me famë. Unë mejtoj se do të kemi shumë përfitime për vete, se për shtet e milet as nuk më kërcet fare”. Emin Aga ngriti sytë e i nguli përtej një sixhadeje, ku tregoheshin kuaj, luftëtarë që kacafyteshin dhe gjak gjithandej dhe psherëtiu fort, krejt në mënyrë të pavullnetshme. Nuk dukej fort i qetë, as shumë i kënaqur. Komandanti e nuhati dhe i tha. “Pa hë mor Agai im, çfarë axhansi të lig do tëjapç”. “Po ja madhëri ja ktheu duke belbëzuar sesa folur Agai. Thonë se i preferuari juaj ndër qehajallarët, Ballaban Pasha është kapur me presh në dorë. Një ngarkesë e nisur nga Bengali, që mendohej se kishte brenda tigrin tuaj të preferuar, rezultoi se ishte një arkë e karfosur mirë. Ata kokëtrashët e Portit e hapën nga kurioziteti dhe sa nuk u ra pika, nga vezullimi i floririt dhe argjendurinave që gjendeshin me shumicë brenda arkës”. “Hajvani, idioti, gomari, zhulsi. Ka një jetë të tërë në oborrin tim, si ka thënë njeri hala puna ,barë dhe nuk ka mend për kaq gjë. I thashë unë të bënte porosinë për tigrin, po ju të mbushte qeset me flori, t’i vente në sepete e mbi to dy maçure që mezi rrinë në këmbë. T’i dal për zot vet, se mbeta duke u marrë me këta të papërgjegjshëm.” Tani Emin Aga, kthehemi tek çështja jonë. Duhet që Rabije Hanëmit, t’i heqësh namin e keq, e të bindësh miletin të vërshoj tek shfaqja e saj. Kajmekanit që nuk bën dot as një pordhë pa lejen time, i thuaj të premtoj gjatë shfaqjes se, “do të ndërtojmë një skenë plot hijeshi për valltarët e gaztorët e mi, dy shtëpi qejfi që t’i menaxhoj ai me Rabije Hanëmin dhe dy Saraje të mëdha për të huajt, që do të jenë pronë e imja dhe askujt tjetër. Nuk an intereson të bëjmë kaq shumë zhurmë. Xhafer Beut i thuaj të bëj kujdes e të hap sytë. Të bërtas sa më shumë kundër princit pretedent për fronin. Ta bëj për një lek. Të arrestojë njerëz e t’i ras në burg. Po s’patën faj, prapë t’i mbaj atje një muaj, e pastaj një shkelm bythëve e në të s’ëmës të shkojnë”. Emin Beu se bëri dysh. Iku të marrë masat e nevojçme për të gjitha sa tha Sadrzemi. Kajmekani Vilajet u thirr i pari të hartoj listën e çingijeve dhe gaztorëve (me demek populli i thotë artistë), që do të marrën pjesë tek ziafeti i Rabije Hamnëmit. Xhafer Beu do të merrte të gjitha masat, për qetësi e masivitet të miletit dhe të tjerë ofiqarë të fshehur nën petka të zakonshme, do të ishin mes radhëve të popullit.

Ziafeti u bë, premtimet për më shumë madhështi në ndërtime të Perandorisë u shpallën në mejdan, nga Kajmekani, populli u kënaq kur mori vesh se kurvëria do të lejohej me ligj e në kontroll të shtetit dhe se budallallëku, shpifja maskarallëku dhe vjedhja e ofiqarëve, ishin hequr si krime nga Kanuni i Perandorisë. Me kaq të gjithë shkuan të lumtur. Kjo është një histori e shkurtër, si shumë histori të vjetra nga Mesjeta, por edhe më tej. Shumë e shumë mbretër, diktatorë, njerëz të pacipë, shpirtlig, mendje shkulur, që duan ta përfshijnë gjithë popullin në botën e tyre të vogël e të pashpresë. Kështu na ndodh edhe neve sot. Na premtuan tre herë në muaj së paku, se “në qershor do të jemi në stacionin e parë të Evropës. Evropa mezi na pret”. Dhe tani na mburren për sukses.  Me shumë gjasë ata, ose më saktë vetë Komandanti ka shumë të drejtë. Ai tha qershor por jo motin. Ai tha qershor por jo ditën. Ai tha do të shkojmë në stacionin parë të Evropës, por e kishte për biletën që prerë vetë për udhëtimin e radhës dhe jo për popullin. Ai tha do të bëhemi si Evropa, por për qehajallarët dhe agallarët e vet, që po shpejtojnë të jenë konkurrues në tregun e pasurive të palujtshme, jashtë vendit, sidomos tani që ra euro. Kur ai flet “për anijen që kaloi përmes dallgëve”, e ka fjalën për vaporin me Toyota Yaris, që mezi ankoroi në port nga turbullirat e detit dhe ngarkesa e rëndë që kishte. Në fund të fundit nuk është faji i tij, nëse ne marrim si të vërtetë çdo gënjeshtër të tij. Ai është në rolin e vet, në mjedisin e vet, në punë që dijë të bëjë më mirë. Njësoj si prostituta, që sa herë kapet gafil, apo lakuriq, thotë: “Po flas e po konkretizoj si mund të ruash virgjërinë. Më mirë se trupi im askush nuk e demonstron këtë”. Kaq i thjeshtë për t’u kuptuar është suksesi i hapjes së negociatave me BE-në.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here