Regjisori Budina ju bën thirrje, deputetëve të Ramës: Reflektoni, na ndihmoni, ngjallni…

0

Regjisori Robert Budina i ka bërë një thirrje të dëshpëruar, ndërgjegjes së deputetëve të PS-së, për të mos lejuar shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e kullave në truallin e tij.

I thirrur në dëgjesë në komisionin e Informimit, Budina tha:

“Ju bëj thirrje, sidomos mazhorancës, nga ana njerëzore, shikojeni pak më thellë këtë. Se nëse kjo punë do të ishte e sinqertë, do të ishte që para 20 vjetësh. Kjo lëvizje jona është e sinqertë. Ne jemi të bindur pse nuk duhet. Duke qënë se ka mospërputhje, ju ftoj  të reflektoni, sepse nuk na bëni neve një nder, por në radhë të parë vetes suaj. Kjo është një lëvizje intelektuale, jo e inicuar nga partitë dhe ne kemi pasur reagim nga njerëzit.

Ne marrim një vendim se “unë e mendoj kështu” dhe e çojmë deri në fund… Por nuk dua ta ul diskutimin në nivele që nuk na shkon, por ju bëj thirrje: Reflektoni! Thirrini ndërgjegjes suaj! Ju bëjmë thirrje si qytetarë. Na ndihmoni, ngjallni shpresën tek njerëzit!

Lini nje pergjigje