Rama: Prokurorja e Përgjithshme injoron procesin e Vetingut

0
230

Deputeti i LSI Luan Rama ka reaguar ne facebook pas mungesës se prokurores se perrgjithshme Arta Marku në komisionin e Vetingut. Rama e ka quajtur si injorim te ketij procesi.

Postimi i plotë:

Prokurorja e Përgjithshme injoron procesin e Vetingut!

Do të duhej të paraqitej sot para komisionit të Vetingut për vlerësimin që buron si detyrim prej reformës në drejtësi, por Prokurorja e Përgjithëshme nuk ka dënjuar, nuk ka shkuar, është trembur, duke dëshmuar kësisoj jo vetëm mungesë respekti për Komisionin e Vetingut, por edhe mungesë sensi përgjegjshmërie për detyrën e lartë që është komanduar të kryejë!
Mesazhi është i qartë: procesi i vetingut e reforma në drejtësi janë të kompromentuar, aplikohen në mënyrë selektive e me dy standarde, mungon objektiviteti dhe paanshmëria që “urdhëron” Kushtetuta!
Qëndrimi i Prokurores së Përgjithshme: mosperfillës, përçmues, arrogant, i padenjë për një funksionar të lartë të shtetit!
ONM ( Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, të dëshmojë se është këtu për të mbrojtur integritetin e procesit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here