Neritan Liçaj ju kthehet deputetëve: Shikoni të dashurit tuaj sot në darkë…

0
296

Debati për projektligjin që parashikon prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një godine të re nga një kompani private, është zhvendosur në komisionin parlamentar për “Veprimtarinë Prodhuese”.

I pranishëm në komision ishte edhe aktori Neritan Liçaj, i cili u kërkoi deputetëve që Teatri të mos prishet.

“Me përulësi ku kujtoj të kujtoni formulën tuaj të betimit para Flamurit të Kombit, jeni deputetë. Vjen era art ajo skenë, asnjë erë tjetër. Ne artistët nuk jemi të përçarë, nuk shitemi nuk blihemi. Kemi një flamur, flamurin shqiptar. Edhe ju. Përpiquni të kujtoni peshën e vendimit, është Teatri Kombëtar, nuk është vetëm Tirana dhe Shqipëria, është Prishtina, Shkupi”, tha Liçaj.

“Ju kërkoj të shikoni të dashurit tuaj sot në darke, do e gjeni aty përgjigjen se një ditë do ju pyesin kundër kujt votuat? Kundër Teatrit Kombëtar”, shtoi ai.

Avokati dhe anëtar i shoqërisë civile Zirkon Disha tha se projektligji për teatrin është antikushtetues.

Ndërsa Gjergj Bojaxhi ,ish-kreu i partisë Sfida tha se “duke e prishur (Teatrin) ne zyrtariojme prishjen e historisë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here