“Në televizionet shqiptare, bileta e llotos dhe birra mënyrë jetese”

0
244

Nga Klevi Pojana

Një fenomen i shëmtuar i ka shoqëruar në çdo hap ndeshjet e botërorit Rusi 2018 dhe kam parë shumë pak, 3 ose 4 reagime për këtë maskaradë!
Në televizionet shqiptare, industria e lojërave të fatit, disa për ti zbukuruar i quajnë baste sportive ka pushtuar minutazhin me audiencën më të lartë dhe me figurat e zërat më të shquar publik i fton të gjithë të ‘luajnë’ me parat e tyre, sigurisht për qef jo për hall!
I paragjykoj këto reklama si të dëmshme sepse janë 100% burim halli për shoqërinë dhe familjen shqiptare.
Është e ‘drejta’ e çdo kompanie të kërkoj të maksimizojë fitimet por mendoj se një shtet serioz dhe televizone me prestigj në vend nuk duhet ti lejojnë këto reklama, madje për mua nuk duhet as të lejohet hapja e tyre çdo 50 metra.
Nuk shqetësohem në mënyrë të veçantë vetëm për ata që e kanë kthyer në mënyrë jetese birrën dhe biletën e llotos në dorë nga mëngjesi në darkë, shqetësohem më së shumti për ata që ndikohen rishtazi, për adoleshentët dhe fëmijët, të cilët ‘ligji’ nuk i lejon të ‘provojnë fatin’ por gjithmonë del një ‘maliq’ që i merr dhe 100 Lekë që i kanë dhënë prindërit duke mbushur bileta me 1 – X – 2!
Të tilla fenomene duhen dënuar!
Familja është e ‘shenjtë’ dhe ky realitet është një nga armiqt kryesor të saj!
Është për tu shqetësuar për këtë gjendje!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here