Jennifer Aniston nuk ka vetëm një, por dy të dashur që luftojnë për…

0
174

Jennifer Aniston dhe Justin Theroux njoftuan në muajin shkurt se martesa e tyre mori fund.

Aktori 46-vjeçar Justin Theroux, është parë me disa femra që pas asaj kohe, përfshirë këtu artisten 25-vjeçare  Petra Collins si dhe aktoren Emma Stone.

Tashmë, është rradha e aktores Jennifer Aniston të gjejë dashurinë e jetës. Një burim për “Us Weekly” është shprehur se dy meshkuj janë në garë për të fituar zemrën e yllit të serialit “Friends”. Dhe asnjë prej tyre nuk është aktor!

Kandidati i parë është i përfshirë në botën e teknologjisë. Ai u prezantua me aktoren bjonde falë miqve të përbashkët dhe është i vendosur të bëjë për vete Jenn.

“Ai sapo është ndarë nga bashkëshortja dhe po tenton të bëjë për vete Jen” – tregoi burimin.

Ndërsa kandidati i dytë është i përket industrisë së kreativitetit dhe ata  u takuan teksa po punonin në një projekt së bashku disa muaj më parë.

“Miqtë e saj janë shumë të lumtur se Jenn ka vendosur të njihet me njerëz të rinj. Ajo gjithmonë shprehet se është shumë e lumtur beqare dhe se do të fokusohet vetëm tek lumturia e saj. Ndaj ky ndryshim do të thotë shumë për miqtë e ngushtë të saj” – përfundoi burimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here