Debati për Teatrin Kombëtar/ Rama ‘mollë sherri’ për dy vëllezërit aktor

0
372

Teatri Kombëtar, ka shkaktuar debat të madh në vend, duke ndarë në dy krah aktorët. Por ajo që e bën edhe më të dhimbshme këtë situatë, është edhe ndarja për këtë çështje e dy vëllezërve Shllaku.

Nga njëra anë është Primo Shllaku, i cili sot foli dhe doli kundër prishjes së Teatrit, ndërsa nga ana tjetër Bruno Shllaku foli dhe dha argumente se përse duhej prishur teatri.

Për gazetarin Bledian Koka, Rama arriti që jo vetëm shqiptarët, por edhe dy vëllezërit Shllaku t’i vërë kundër njëri-tjetrit.

Sipas tij në këtë situatë, absurdi tejkaloi edhe veten.

Ja çfarë shkruan Koka:

Dita…, kur absurdi tejkaloi veten…

Edi Rama ia arriti qe edhe dy vellezer (Bruno dhe Primo Shllaku) ti kunderveje ndaj njeri tjeterit. Ne te njejtin moment, ne te njejtin cast kur Bruno kerkonte shembjen e Teatrit Kombetar, Primoja doli para Teatrit Kombetar me ta mbrojtur nga shembja ndersa argumentoi duke cituar Volterin per menyren sesi nje regjim abuzon me individin. Dikush mund te thote se kjo eshte Demokracia, por shumekush sot nuk mundet vec te rikujtoje totalitarizmin. Edhe dje ashtu si sot, vllaznit jane nda qofte edhe per zgjedhje personale njeri pro e tjetri kunder regjimit. Edhe dje si sot vllaznit njeri ka ulerit per shembjen e tjetri per ngritjen vlerave. Por situata e sotme, ne diktatin e Edi Rames, absurdi e tejkaloje vetveten. E jo midis njerezit te zakonshem…

p.s…por mu aty, ne mes artistash te jashtezakonshem ????????????

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here