VIDEO/ Seriali “Ezel”, ja gabimi i pabesueshëm që u zbulua vite më vonë

0
355

Megjithëse ka përfunduar më shumë se 6 vite më parë, seriali “Ezel” vazhdon të ndiqet dhe debatohet ende në Turqi dhe më gjerë.

Kjo ka bërë që një gabim i pabesueshëm të vihet re vetëm tani nga shikues të kujdesshëm.

Gabimi i dalluar së fundmi ka ndodhur në seritë e fundit të serialit, një ndër prodhimet më të suksesshme të kinematografisë turke.

Në skenën kur “Daja Ramiz” po jepte shpirt, pasi ishte qëlluar, në pemën pas tij dhe “Ezelit” shihet një burrë teksa urinon.

Skena zgjat vetëm pak sekonda dhe duhet një sy i kujdesshëm për ta dalluar.

Kjo skenë, që ka përlotur shikuesit shihet dhe shpërndahet shumë në rrjetet sociale ende, ku edhe është më e vështirë, që gabimet të kalojnë pa u vënë re. */“E dua atë rehati”/*

Shumë komentues në rrjetet sociale kërkonin “/rehatinë/” e burrit që urinon, teksa Daja Ramiz jepte shpirt.

Personazhi i Dajës Ramiz, i cili u luajt nga Tuncel Kurtuz, ishte më emblematiku i serialit, që u shikua shumë edhe në Shqipëri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here