Hapja e negociatave/ Agron Duka: Më mirë që nuk u hapën tani, ja arsyeja

0
213

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste dhe aleati i Bashës,

tha se më mirë që nuk u hapën negociatat tani sepse politika vuan nga disa plagë që duhen shëruar dhe nëse hapeshin negociatat kjo gjendje do të bashkëjetonte me shoqërinë shqiptare.

“Them më mirë që nuk u hapën tani, pasi politika vuan nga disa plagë që duhen shëruar dhe nëse hapeshin negociatat kjo gjendje natyrisht do të majiseshin dhe do të bashkëjetonte me shoqërinë shqiptare.

Nuk kam qenë në dijeni të ndonjë lobimi të tillë kundër negociatave nga PD. Me aq info sa kam nuk di të jetë marrë iniciativa të tilla lobuese kundër hapjes së negociatave. PAA është në aleancë me PD dhe nëse vërtetohet diçka e tillë ne do shohim marrëdhëniet tona me PD”- tha Agron Duka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here