Suprizat vazhdojnë. Spanja eliminohet nga Kupa e Botës

0
139

Nuk kanë të ndalur suprizat në Kupën e Botës, Rusi 2018. Pas eliminimit shokues të Gjermanisë, Argjentinës dhe Portugalisë, radhës për të bërë gati valixhet e kishte Spanja, me kombëtaren e “La Roja” që dështuar për të kaluar në fazën tjetër të kompeticionit përballë vendasve të Rusisë.

Në “Luzhniki Stadium” erdhën në ndihmë penalltitë për të vendosur skuadrën e 3-të çerekfinaliste, me kohën e rregullt që u mbyll me rezultat të barabartë 1-1. Në fakt të dy golat mbajnë firmën e rusëve, me Ignashevic që u tregua i paqartë në ndërhyrjen e tij, duke e dërguar sferën në portën e tij dhe duke prishur kështu ekuilibrat pas 12 minutash lojë.

Por 5 minuta nga fundi i fraksionit të parë, Dzyuba u tregua i saktë nga 11 metërshi, duke vendosur baraspeshën.

Me pjesën e dytë dhe 30 minutat e kohësh shtesë që nuk sollën asnjë ndryshim rezultati, dy skuadrat iu drejtuan “ruletës ruse” me këtë të fundit që i buzëqeshi “shpikësve”.

“Live” te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

Mbyllet pjesa e dytë, Dy skuadrat i drejtohen shtesave.

Mbyllet pjesa e pare:  Është mbyllur në barazim 1-1 pjesa e parë e takimit mes Spanjës dhe Rusisë, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës. Në fakt, të dy golat mbajnë firmën e rusëve, me Ignachevin që u tregua i pafat në një tentativë për të larguar topin nga porta e tij, duke e depozituar sferën në rrjetë. Ndërsa më pas, Dzyuba me 11 metërsh, vendosi ekuilibrat.

40′ Dzyuba i sakte nga penalltia. 



39′ Pique luan volejboll ne zone, akordohet 11 metersht per Rusine.

12′ Krosim i Asensio nga e djathta, Ramos presion Ignashevich, me kete te  fundit qe eshte i pafat, duke e depozituar sferen ne rrjete

1′ Nis takimi në “Luzhniki”

Formacionet zyrtare:

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here