Standard.al

Sergio Ramos: “Momenti më i vështirë i karrierës, jemi shumë të zhgënjyer”

0

Spanja është jashtë Botërorit. Në goditjen e 11-metërshave, rusët u treguan më të saktë duke i çuar spanjollët në shtëpi përpara kohe.

Sergio Ramos ka dalë përpara gazetarëve pas eliminimit dhe ka shprehur zhgënjimin.

“Jemi shumë të zhgënjyer. Është një nga momentet më të vështira të jetës sime, por këto ndodhin. Jam krenar që jam spanjoll. E dominuam kundërshtarin, por nuk shfrytëzuam rastet. Të gjithë ëndërronim të ngrinim trofeun dhe shpresoj që tifozët ta kenë parë se u munduam shumë për të fituar. Të gjithë duhet të jemi krenarë”, ka përfunduar qendërmbrojtësi i Spanjës.”, tha Ramos.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.