Standard.al

Pasqyra e një javë/ Ngjarjet kulminante të 7 ditëve

0

Këtu do të gjeni ngjarjet më spikatura dhe të përfolura të javës që lam pas.

3.4 milionë euro në “Toyota Yaris”

Një javë me aktivitet të shumta politike me ngjarje që bën jehonë dhe u përfolen në mediat e shkruara dhe ato vizive, që u komentuan nga njohës të mirë të politikës por dhe nga njerëz të thjeshtë. Ai që nis javen dhe që po e mbaron është Taulant Balla, një jave në media… po kot nuk thone çudia më e madhe tre dite zgjat do harrohet. Ta ham turpin me buke dhe na bëftë mirë… Shuma prej 3.4 milionë euro që u gjeten në portin e Durrësit, në një makinë tip “Toyota Yaris” ku u arrestuan katër persona nga policia, ngriti dyshime të forta për lidhje të ngushta me Taulant Ballen. Pasi vetëm tre ditë para ngjarjes, Basha e kishte paralajmërua një ngjarje të tillë në Kuvendin e Shqipërisë.

Deklarata e Lulzim Bashës në Kuvend:

“Njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë ( duke treguar me gisht nga Balla, që po qeshte bashkë me Ramën) ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them! Dhe ka porositur një Toyota Yaris! Por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda! Vazhdo qesh, do ta shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt”, ka thënë Basha ditën e enjte në Kuvend, e që sipas kreut të grupit të PS-së ka përhapur qëllimisht sekretin hetimor. Por Balla e ka kallëzuar Bashën edhe për shpifje. 

Nga hetimet e policisë u mësua se të arrestuarit Klevis Cani, Agim Ceka, Edi Lika, Alban Mollaymeri kanë kryer vepren penale të” Pastrimit të produkteve të vepres penale në bashkëpunim”. Ku te katër personat janë pjesë e një grupi kriminal, që ka qëllim pastrimin e parave, që rrjedhin nga aktiviteti I paligjshem, të kryer jashtë territorit të Shqipërisë. Sipas prokurorisë shuma prej 3.4 milionë eurosh e sekuestruar dhe 80 mjië franga zvicerane kanë prejardhjen nga aktivitete të paligjshem të trafikut të drogës. Është e provuar se të njëjtat persona si arrestuarit Klevis Cani, Agim Ceka, Edi Lika, Alban Mollaymeri kanë bërë kanë bërë të njëjtën rrugë Brenda disa javëvë, gjë që flet për testim të kësaj forme të pastrimit të parave perms transportit rrugor-detar. Dyshimet, thotë prokuroria, ekzistojnë, por deri tani nuk nuk ka asgjë konkrete për dy rastet.

Tre ditë, pas ngjarjes deputeti socialist Taulan Balla ka bërë një kallëzim penal në Gjykatën e Shkallës së parë për Krimet e Rënda ndaj Lulzim Bashës. Në këtë padi Balla akuzon Bashën për nxjerrjen e sekretit hetimor, në lidhje me dy automjete Tip “Toyota Yaris” që u bllokuan në portin e Durrësit, brenda të cilave u gjetën rreth 3.4 milionë euro.

 

Dështimi I Negociatave

Diten e marte, në një kohë kur qeveria po bëhej gati të shpallte festë kombëtare për hapjen e negociatave me BE, mori goditjen e madhe nga  Këshilli për Çështjet e Përgjithshme, ku refuzua haptazi hapja e negociatave me vendin tone. Po si u prit ky “lajm i zi” nga politika shqiptare. Qeveria e Ramës u mundua ta superonte, duke ‘manifestuar’ në mënyren më të mire të mundshme.

Si e ‘festoi’ Kryeministri Rama refuzimin për hapjen e negociatave?

Pas 72orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria i’a doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar. Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë. Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon.  

Kryeministri Rama edhe në reagimin e tij e ka cilësuar si një përballje me dallgë, por të suksesshme sipas Ramës. A mund të quhet dështimi i negociatave Sukses, vetëm kryeministri I Shqipërisë mund të jap një përgjigje?

 

Prishja e Teatrit Kombëtar

Muaj më parë artistët nisen betejen me Bashkinë e Tiranës, kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Artistet të vendosur per të ndaluar prishjen e Teatrit Kombëtar, ku kanë dale breza të tërë artistësh që kanë dhënë  dritë në artin shqiptar. Protestat nga ana e artistëve ishin të vazhdueshme saqë dhe vetë ideatori i prishjes së Teatrit Kombëtar, kryetari i bashkisë Erion Veliaj e ndjeu frikën dhe filloj te thurte plane. Plane që më pas u pagëzuan si “Negociata me artistët” Ide e gjetur, pasi vetëm në pak ditë arriti marreveshjen me disa prej artistave më me peshë të artit Shqiptar. Diten e ejte qeveria ja doli të miratonte ligjin e jashtëzakonshëm për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Projekt-ligji i propozuar nga Mirela Kumbaro dhe i mbështetur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj u bë publik në faqen e kryeministrisë. Erion Veliaj nuk i ka kursyer lëvdatat dhe superlativat për ‘kryetarin e bashkisë’

 

Pergatiti materialin: Ermelinda Ndoja 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.