E tmerrshme/ ISIS sulmon shkollën, këto grupe terroriste…

0
157

Zyrtarët në Afganistan thonë se persona të dyshuar si anëtarë të grupit Shteti Islamik ekzekutuan tre roje të një shkolle shtetëtore në provincën Nangarhar dhe i vunë zjarrin ndërtesës, duke e djegur atë pjesërisht.

Zëdhënësi i Departamentit rajonal të Arsimit i tha “Zërit të Amerikës” se sulmin në shkollën e mesme për djem e kryen një grup personash të armatosur.

Askush nuk mori përgjegjësinë, por zyrtarët e provincës mendojnë se autor i sulmit, ka qenë grupi Shteti Islamik.

Dega e këtij grupi terrorist në Afganistan organizon vazhdimisht sulme vetëvrasëse me bombë dhe ekzekuton me prerje koke personat që i akuzon se punojnë për qeverinë.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për dy sulme vetëvrasëse me bombë në Nangarhar gjatë festimeve të Bajramit muajin e kaluar. Në këto sulme u vranë rreth 50 vetë dhe u plagosën mbi 130 të tjerë.

Autoritetet afgane thonë se në katër provinca të vendit janë aktivë rreth 2 mijë luftëtarë të ISIS-it

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here