Bleona del në TV e pa grimuar

0
166

Mbrëmë, Bleona Qerreti ishte e ftuar në Zonë e Lirë më Arian Çanin. Me qëllim promovimin e projekteve të reja, këngëtarja vendosi të shfaqet me fytyrë të pastër, pa asnjë shenjë grimi.

“Të falënderoj që më dhe mundësinë të dal kështu, por dua të them diçka. Makeup artistët në Shqipëri dhe njerëzit që bëjnë flokë janë bërë më superstara se ata që dalin vetë në skenë. Do të doja t’ju kujtoja se artistët e vërtetë janë ata që dalin në skenë.

Do të doja t’ju kujtoja gjithë kolegëve që në vend të harxhoni 7 orë për makeup dhe të rrini në Instagram, të falënderoni komshiun e katit të tretë që ju ka vënë ca qerpikë si stika pishash dhe nuk dihet ku i keni sytë, më mirë të përgatiteni kur dilni nëpër emisione dhe të keni këngë të bukura kur

dilni në skenë. Nuk është makeup-i apo ajo që ke veshur, është ajo që do thuash. Unë kam ardhur sot që të them disa gjëra potenciale, jo të vë ca qerpikë dhe të falënderojë komshiun e katit të dytë për këpucët që më dha” tha Bleona në lidhje me zgjedhjen.

Bleona promovoi këngën e saj të fundit, shkruar nga vetë ajo dhe bazuar në jetën e saj.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here