Grabitja e postës në Durrës/ Detaje të reja, një efektiv për pak sa nuk ka rrezikuar jetën për…

0
185

Pak ditë pas grabitjes së zyrës postare në Durrës, zbulohen detaje të reja dhe të pa raportuara më parë në lidhje me dy grabitësit.

Pasi kanë marrë tre kasaforta në postë, autorët janë larguar me një makinë të vjedhur në Lushnje më 16 qershor dhe targa të vjedhura zonën e Laçit më 27 qershor, pra një ditë para grabitjes.

Në ndjekje të tyre është vënë një efektiv i policisë së Durrësit, i cili për pak sa nuk ka rrezikuar jetën. Burime policore bëjnë me dije se motori me të cilin udhëtonte efektivi Julian Kastrati është përplasur nga makina e grabitësve dhe për pasojë ai është rrëzuar, duke u dëmtuar në këmbë. Por jo vetëm kaq, ata kanë qëlluar në drejtim të tij edhe me armë.

Pasi janë siguruar se e kanë shmangur policinë e kanë braktisur mjetin tek vaskat e peshkut dhe janë arratisur.

Këto detaje hedhin poshtë versionin e policisë së Durrësit e cila ka deklaruar se i ka arrestuar grabitësit, edhe pse emrat e tyre nuk u bënë kurrë të ditur.

Sipas të njëjtave burime, polici i plagosur në detyrë është transportuar në spitalin e Durrësit dhe po merr mjekimin e nevojshëm. Policia e Durrësit nuk e ka raportuar edhe këtë fakt.

RAPORTIMI I POLICISE SE DURRESIT
Më datë 28.06.2018, rreth orës 04:15, në lagjen Nr.18 është vjedhur me thyerje Njësia e Postës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar dy shtetas si autorë të dyshuar.

Për shkak të veprimeve hetimore nuk mund të japin detaje për momentin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here