Komenti epik i Dritan Hiles: Mjaft se latë nam me këtë Laert Vasilin, nuk është Aleksandër Moisiu

0
1109

Analisti dhe moderatori televiziv, Dritan Hila mendon se nuk i duhet dhënë më shumë hapësirë televizive aktorit Laert Vasili.

Aktori i kthyer në Shqipëri disa vite më parë, është vënë në krah të Erion Veliaj për të shembur Teatrin Kombëtar.

E për këtë shkak, atij i janë hapur si me magji edhe ekranet.

Hila shkruan në Facebook se, Vasili nuk është Aleksandër Moisiu që ti jepet kaq shumë hapësirë.

Shënimi i Dritan Hilës në Facebook:

Mjaft se latë nam me këtë Laert Vasilin studio me studio, sepse paska qenë 20 vjet jashtë.

Nuk është Aleksandër Moisiu.

Po të ishte i hajrit, kishte ndenjur aty ku ishte. Mjaft se u frymë me këta që bëjnë sikur vijnë për Shqipërinë.

E pamë tek Kopi Berishës në 2005-ën. Nuk është melodi e re.

Vijnë se këtu nuk ka standardet që kërkon bota; se me pak pelivanllëk me politikën dhe pak përdorim nga ajo, behet edhe ndonjë lek.

Kush ka emër e punë andej, nuk vjen në këtë pocaqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here