Ja çfarë thotë trajneri i Francës para ndeshjes me Argjentinen

0
173

Franca me Argjentinën do të jetë ndeshja më tërheqëse e fazës së 1/8-ave të finaleve të Botërorit.

Megjithëse Argjentina vjen si më pak favorite në këtë ndeshje, për trajnerin e Francës ekziston një rrezik dhe ai është Leo Messi.

“Ai bën diferencën dhe ka një impakt të madh, mjafton të mendosh se sa shumë gola ka shënuar dhe për faktin, se në një moment mund të vendosë fatin e një ndeshjeje”, deklaroi trajneri i Francës, Didier Deshamps.

“Messi është unik, nuk mund të krahasohet me të tjerë. Messi është Messi. Shikoni numrat dhe statistikat e tij. Shpresojmë të arrijmë ta neutralizojmë, por e dimë se ai mund të bëjë diferencën edhe në hapësira të ngushta. Ekipi i Argjentinës nuk është ndërtuar përreth Messit. Por, ai gjithsesi ka një impakt të madh. Argjentina ka edhe eksperiencë e stil amerikano-jugor, dua të them se janë luftëtarë. Do të përpiqemi t’i vështirësojmë jetën Messit”, përfundoi kreu i pankinës franceze.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here