Standard.al

Donald Lu jep shfaqjen e fundit në Tiranë

0

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka organizuar një pritje-koncert me rastin e 242-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Pallatin e Brigadave.

Zoti Lu do të largohet brenda pak ditësh nga kryeqyteti shqiptar dhe praktikisht ky koncert do të jetë ndoshta edhe shfaqja e fundit publike e ambasadorit.

Koncerti “Red, White & Blues” priti shumë figura të njohura të politikës, por edhe nga shoqëria civile, besimet fetare dhe gazetarë.

Në pritje ka qenë i pranishëm Presidenti Ilir Meta, kreu i PD-së Lulzim Basha, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, etj.

Mbrëmja ka pasur edhe një kod, xhinset, të veshura nga pjesa më e madhe e të ftuarve por duket se i vetmi që ka thyer protokollin ka qenë Presidenti Ilir Meta, i cili nuk e ka hequr kostumin.

Ambasadori Lu, ka dhënë një mesazh në atë që e quajti koncertin e fundit të Ditës së Pavarësisë në Shqipëri.

“Të nderuar zonja e zotërinj mirë se erdhët në festimin tonë të muzikës amerikane blues. Kjo traditë muzikore është mbi 100-vjeçare dhe nisi me afro-amerikanët. Jemi të nderuar që disa prej muzikantëve më të mirë të Shqipërisë do të interpretojnë sot këngët amerikane. Meqë ky është koncerti im i fundit i Ditës së Pavarësisë me ju, më lejoni të them që ka qenë një nder i mdh që kam bërë këtë udhëtim me ju”, tha Lu në fjalën e tij të shkurtër para të pranishmëve që më pas kanë vijuar festën.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.