Standard.al

Çani dhe Bleona puthen live në studio (FOTO)

0

E ftuar mbrëmjen e kësaj të premte në emisionin ‘Zonë e Lirë’ është Bleona Qereti. Ajo ka ardhur për të promovuar baladën e saj të fundit. Por një debat në tone humori ka plasur mes drejtuesit të emisionit Arian Çani dhe këngëtares se njohur Bleona Qereti.

Të gjithë e kujtojmë puthjen e tyre të famshme kohë më parë në studion e ‘Zonë e Lirë’. Kjo duket se ka rihapur debat pasi Çani tha këtë të premte që puthja ishte me ‘llap’, por Bleona e ka mohuar diçka të tillë.

Kështu teksa Çani po thoshte që puthja mes tyre ishte me ‘llap’, Bleona e mohoi kategorikisht. Ajo u shpreh se për ‘llap’ ka të tjera, sepse ajo nuk puth ashtu. Më pas Çani tha se para dy vitesh kur ata janë puthur, ai paska ëndërruar.

“Domethënë nuk ishte me llap, unë paskam ëndërruar”, u shpreh Çani. “Shumë meshkuj ëndërrojnë jo vetëm ti” ja ktheu Bleona.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.