Trafikantët me garanci të fortë/ Gazetari plas “bombën”: 20 makina të tjera…

0
620

Gazetari Basir Çollaku është shprehur sot në studion e Fax News se kapja e Toyota në Durrës ngre shumë pikëpyetje lidhur me funksionimin e shtetit. Ai thotë, se trafikantët kishin marrë garanci të fortë, sa kohë që ata e sollën ngarkesën në Shqipëri, pavarësisht paralajmërimit të kreut të PD-së Lulzim Basha.

Sipas gazetarit si në çdo ngjarje të rëndë, ata që po mbajnë përgjegjësi janë shoferët e kamionit, po jo garantët e miliona eurove. Çollaku shton se nëse dy makina janë kapur, atëherë kanë kaluar dhjetra të tjera.

“Si në çdo ngjarje të rëndë dhe të madhe në pranga bien shoferët e makinave, dhe porositësit e tyre fshihen. Nëse je duke hetuar ngjarje të tilla, dhe një oficer i thjeshtë e di që duhet shkuar deri te burimi, aq më shumë kur ke dhe një denoncim të kreut të opozitës. Hetimi duhet të kishte shkuar deri në fund.

Është e qartë se paraja kriminale e shumëfishuar në përmasa të frikshme, sipas miqve të mijë janë shuma disa herë më shumë sesa kaq, janë miliarda euro, që fitohen jashtë vendit dhe kanë si destinacion Shqipërinë”, ka thënë Çollaku.

Sipas tij, qarkullon një sasi e paimagjinueshme parash, buxheti i shtetit është konkurruar nga këto para që vijnë në Durrës.

“Personat nuk kanë pasur kokërr frike nga ana e transportuesve, ata e kishin ndarë mendjen, pasi kishin pasur garanci të plotë. 2 makina janë zënë 15 apo 20 të tjera kanë kaluar.

Janë shumë mjete të tjera që mund të jenë futur në vendin tonë. Ata që kontrollojnë në aeroport ose port janë vartës, vartës të krimit, ata thjesht kanë hapur rrugën dhe kanë marrë ndonjë bakshish të rëndomtë.

Çdo hetues duhet që të udhëhiqet nga slogan: Ndiq paratë, ku shkojnë këto para? Ky është një lajm i ngritur dhe nga agjensitë e huaja”, është shprehur Çollaku

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here