Shokon ministri: Më kanë dërguar plumba në zarf dhe kuti me gjak

0
215

“Më kanë dërguar plumba në zarf dhe kuti me gjak”, kështu ka deklaruar për radion “24/7”, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Kotzias kërkon ndërhyrjen e prokurorisë për të gjetur autorët, të cilët sipas tij i kanë bërë kërcënime të vazhdueshme.

“Deri më 800 kërcënime me jetë”, ka numëruar Kotzias.

“Ku është prokuroria?! Se këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me shpifje, këtu ka vepra penale që shkojnë në krime”, ka pyetur Kotzias.

Së fundmi Greqia ka zgjidhur çështjen e emrit me Maqedoninë, duke rënë dakord për t’u quajtur “Maqedonia Veriore”.

“Unë kam marrë,” tha ai, “800 letra që kërcënojnë jetën time dhe familjen time. Unë kam qenë duke marrë kuti me gjak, pluhur me gjak, plumba. Ku është prokurori? Ne po flasim për krime të rënda dhe nuk shohim që dikush reagon. Kam gjetur telefonat, adresat dhe emrat e njerëzve që më kërcënojnë me telefon. Autoritetet thjesht bëjnë rekomandime. E gjithë kjo më kujton periudhën ’63 -’65. A keni parë ndonjë prokuror publik të shqetësohej? “, rrëfeu Kotzias, shkruan “Ekathimerini”-t.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here