Standard.al

Revoltohet regjisori i njohur: Futja e projektligjit në parlamentatentat kundër demokracisë

0

Aktorët edhe sot kanë vazhduar qëndresën e tyre ndaj vendimit të qeverisë për prishjen e teatrit. Sot ata kishin edhe një arsye më të fortë për të protestuar pasi mazhoranca futi në parlament rishtazi projektligjin për prishjen e godinës dhe ndërtimin e një teatri të në formën e PPP-ve.

Në protestën e sotme regjisori Roberd Budina u shpreh se futja e projektligjit në parlament është një atentat kundër demokracisë dhe nëse shoqëria nuk reagon është një kolaps i plotë.

Situata është e rëndë, ajo që ndodhi sot në parlament është atentat kundër demokracisë. Nëse ky projektligj kalon, dhe shoqëria nuk reagon atëherë jemi në kolaps të plotë. Nuk po flas për Teatrin Kombëtar, flas për shoqërinë shqiptare. Unë ju bëj një thirrje të reagojmë dhe t’u tregojmë deputetëve që ishin në parlament sot se ne nuk jemi me ngjyra politike, se ata e kanë në dorë fatin. Nuk duhet votuar ai ligj, të tregojnë qytetari që ashtu si ne kemi treguar këtu për 44 muaj nuk kemi bërë asnjë veprim të tejskajshëm. Ndaloni në këtë masakër që po i bëni vendit,” tha Budina.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.