Mazhoranca e bën fakt të kryer, fut në kalendar projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar

0
161

Maxhoranca ka votuar me 74 vota pro futjen në kalendar të projekt vendimit për ti hapur rrugë, zhvillimit në pronën e Teatri kombëtar.

Gjatë debateve në sallën e Kuvendit deputëtët e PD janë shprehur: Maxhoranca ka futur ne menyre te paligjshme per te nisur me procedure te pershpejtuar ligjin per shembjen e teatrit kombetar dhe ndertimin ne toke publike te kullave private.

teatri1

“Tërhiqeni urgjentisht nga rendi i ditës ligjin që i vë minat Teatrit Kombëtar. Ligjërisht mund ta sillni javës tjetër, moralisht nuk duhet ta silni fare. Kaparin e keni marrë me Toyota Yaris, apo me hundë nuk e dimë”, u shpreh Basha.

Ruçi: Projekt Vendimi ka qenë që në fillim të rendit të ditës.

Vokshi: Kur u akuzat për vjedhje, pata frikës me mos Rama do më shante me fjalor ordiner. Mbrëmë kur të gjithë shqiptarët, Rama ka kaluar në qeveri një vendim për shembjen e Teatrit.  Rama po zhduk historinë, po zhduk Teatrin, Kinematë, Bibliotekën Kombëtare.

Balla: Sot është diskutimi për procedurën, nuk është për thelbin. Do të diskutohet në komisione se çfarë do bëjmë.

alvbana

Pak kohë pasi kreu i bashkisë së Tiranës, Erion veliaj, njofoi se kishte arritur marrëveshjen me artistët për cështjen e Teatrit dhe ndërtimin e një teatri të ri në gjurmën e atij ekzistues, Qeveria kalon në mbledhjen e djeshme projektligjin për “Përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të teatrit kombëtar”.

“Ky projektligj reflekton opinionet e diskutimet e vazhdueshme me komunitetin e artistëve, arkitektëve, opinionet e qytetarëve të lirë gjatë konsultimeve me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës”- sakteson qeveria, bashkengjitur projekligjit.

Sipas Qeverise, “Projektligji i ri pasqyron thelbësisht kërkesat e komunitetit të artistëve lidhur me ruajtjen e pronës së teatrit, me standardet e domosdoshme europiane për një teatër dinjitoz kombëtar dhe me pjesëmarrjen e qarte të 2 (dy) përfaqësuesve të artistëve në procesin e negociimit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here