Karton i kuq për Ramën

0
213

Karton i kuq për Ramën

Lufta e ftohtë e kryeministrit Edi Rama për t’i treguar Europës përmes fasadës se Shqipëria ka ndryshuar dhe po ecën me hapa galopantë, duket se jo vetëm nuk i ka bërë përshypje Brukselit, por ka vazhduar me gjakftohësi refuzimin ndaj vendit tonë. Kjo nuk ishte aspak surprizë, paçka deklaratave festive të qeverisë, se me 28 qershor Shqipërisë do i hapen negociatat. Po si mund BE t’i hap negociatat një vendi ku krimi i organizuar dhe korrupsioni e kanë mbërthyer në katër anët e të mos mjaftonte kjo, dhe përfshirja e ministrave të brendshëm me bandat e drogës, kjo nuk mund t’ia mbyllte sytë Europës. Sot kur vendi ynë ndodhet në një kolaps dhe drejtohet nga pushtetarët që vetëm drejtojnë gishtin njëri tjetri si për të kërkuar fajtorin që nuk do gjendet, as pas ‘reformes në drejtësi’. Rama si duket nuk i ka bërë mire llogaritë ( ose i ka bërë më mirë se ç’duhet) se mos hapja e negociatave është në favor te tij dhe eskortes që ai drejton, pasi me hapjen e negociatave çdo tender do të monitorohej rreptësisht dhe do të kishte vëzhgimin e BE. Ky po që është lajm i gëzueshëm për Ramen dhe shtetin e tij! Po me fatin e shqiptarëve çfarë do të ndodhë, që po zvarritet si zvarranikët e pyllit. Sot kur qindra të rinjë kërkojnë largimin nga vendi memë, në tunelin që duket se nuk do ketë me dritë, kryeministrit optimist, na dhe një shpresë. Morëm datën për negociata…. në 2019-ën!!!

Përgatit Ermelinda Ndoja

STANDARD.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here