Gjiknuri nxjerr bllof Ramen/ Ja mashtrimi i radhës, s’ka negociata as në 2019

0
832

Miinistri i Energjisë Dhe infrastrukturës është përplasur me gazetaren e Zërit të Amerikës gjatë një interviste të dhënë sot.

Gjiknuri në këtë intervistë u pyet në lidhje me mos hapjen e negociatave, duke e quajtur këtë vendim një sukses dhe duke thënë se ajo që ndodhi nuk varej nga Shqipëria por nga vendet që janë në parim kundër zgjerimit.

Në acarim e sipër nga pyetjet e gazetares, Gjiknuri ka nxjerrë bllof edhe Kryeministrin Rama duke thënë se nuk ka garanci për hapjen e negociatave as vitin tjetër.

Intervista

Po i kthehem  një zhvillimi të rëndësishëm që është ai vendimit të Evropës. Si e shihni këtë vendim pasi qeveria që ju bëni pjesë se negociatat  do të hapeshin këtë verë?

Ky është një proces që nuk varej nga Shqipëria, por që varet nga Evropa. Në kompleksitet Evropa është një organizim që ka debate brenda saj, ka shtete që për shkake të brendshme janë kundër zgjerimit. Prandaj ajo që u arrit  dje është një sukses.

Është e vërtetë por Evropa ju vendosi disa kushte?

Këto janë reforma në proces, Komisioni vlerësoi këto reforma por tha që të vijojë këto reforma.

Çfarë garancish ka që hapen në 2019?

Nuk mund të jap garanci së çfarë ndodh me shtetet Evropianë. Unë dëgjova se kemi një dritë jeshile shumë të qartë. Nëse BE do të binte në një cikël që nuk është parashikuar këtë nuk e themi dot.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here