Universitetit të Tiranës i mbaron akreditimi, çfarë do ndodh tani?

0
232

Shtatorin e vitit të shkuar, agjencia britanike e ngarkuar me akreditimin e universiteteve vendase radhiti Universitetin e Tiranës në vend të fundit me vetëm një vit akreditim. Sipas raportimeve, UT nuk përmbush plotësisht standartet në fushën e burimeve, kurrikulës për studentët, mësimdhënien dhe punën kërkimore. Këtë gusht, UT-së i përfundon akreditimi duke lënë studentët e ardhshëm në dyshim për zgjedhjen që duhet të bëjnë.

Katër dekanët e Fakultetit të Ekonomisë, Drejtësisë, Shkencave Sociale dhe Gjuhëve të Huaja i dërguan një shkresë Ministrisë së Arsimit në të cilën kërkojnë publikimin e raportit final ku verifikohet veprimtaria e Universitetit të Tiranës.

”Aktualisht, të gjitha problematikat e administrimit të krijuara që prej dy vitesh, jo vetëm vazhdojnë, por janë thelluar akoma më tej. Sot nuk funksionojnë një pjesë e mirë e shërbimeve për studentët dhe situata e Universitetit të Tiranës është në gjendje kritike për shkak të një personi të vetëm dhe qëndrimit të tij të hapur dhe me vullnet në kundërshtim të ligjit”,-thuhet në shkresën e siguruar nga Top Channel.

Sipas një interviste të Çlirim Duros, drejtor i Kurrikulave dhe Standarteve në UT, të shtatorit të shkuar, thuhet se UT nuk ka statut, nuk ka mobilitet të lartë në lëvizshmërinë e studentëve dhe mungesë tekstesh. Sipas Duros, asnjë nga këto nuk qëndron.

Problemet që Duro thotë se janë reale për sa i përket mungesës së akreditimit janë mospublikimi i raportit vjetor, mungesa e një qendre shëndetësore dhe faqja e web-it, e cila funksionon vetëm në shqip. Studentët aktualë dhe ata që do të aplikojnë vitin e ri shkollor mbeten të paqartë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here