U kapën me drogë dhe euro, gjykata jep dënimin për shqiptarët e arrestuar në Francë

0
312

Policia franceze ka arrestuar dy shqiptarë në Annecy-le-Vieux, pasi posedonin 300 gram heroinë dhe 90 gram kokainë, si dhe 3.000 euro para cash.

Të dy shetatsit shqiptarë ishin parë nga një banor i qarkut të Minoterie, i cili kishte raportuar pranë policisë për sjelljen e dyshimtë të disa individëve që dukeshin se angazhoheshin në trafik pranë një stacioni autobusi.

Policia u vu në lëvizje duke i mbikëqyryr ata dhe disa orë më vonë të dy burrat u ndaluan në flagrancë.

Të dy shqiptarët u dërguan në paraburgim dhe më pas u paraqitën më gjyq më 20 qershor, duke u dërguar pranë Gjykatës në Annecy, ku u dënuar me 18 muaj burg dhe ndalimin e përhershëm në territorin francez.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here